Universitetet në rrethe, infermieria më e kërkuara, pak interes mësuesia

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 12:14 | Aktualitet
Universitetet në rrethe, infermieria më e kërkuara, pak interes

Pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimit të maturantëve në universitete është përcaktuar edhe trendi i preferencave të brezit të ri për të vijuar arsimin e lartë.

Në universitetet kryesore në rrethe konstatohet një rritje e ndjeshme e interesit dhe e regjistrimeve për degën e infermierisë, ndërsa është ulur ndjeshëm interesi për degët si mësuesi apo gjuhët e huaja

Nëse edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve do të mbetet i ulët numri i regjistrimeve në degët e lartë përmendura, atëherë nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të mbyllen. Edhe pse stafet akademike shprehin besimin se asnjë degë nuk do të mbyllet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos