Procesi i 30 qershorit, Prokuroria rrëzon mbi 400 kallëzime të votimeve në Kamëz

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 14:22 | Aktualitet
Procesi i 30 qershorit, Prokuroria rrëzon mbi 400 kallëzime të

Partia Demokratike dhe ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu padisin në prokurori, komisionerët që zhvilluan procesin zgjedhor më 30 qershor.  Rreth 800 padi me objekt hetimi zgjedhjet e 30 qershorit janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës.  Për 406 kallëzime, sektori i hetimit për shpërdorim detyre, ka shpallur mosfillimin.

Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar 739 raste të parregullsive në zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë kallëzim, Partia Demokratike, dega Kamëz, kallëzon një prej komisonerëve të qendrës së votimit. Kallëzimi përmban shkeljet si shpërdorim detyre, falsifikim të materialit zgjedhor, shkelja e fshehtësisë së votës si dhe votim i më shumë se një herë apo pa u identifikuar.

Në kallëzim përmendet edhe fakti i dekretit të Presidentit i cili kishte anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos