Itali, kapen dy shqiptarë me 70 kg kanabis

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 12:35 | Kronikë

Dy shqiptarë u arrestuan në Katania të Italisë, pasi po transportonin 70 kg hashash në një automjet tip “BMW”, që sapo kishte zbritur nga trageti.

Mediat lokale, të cilat kanë publikuar edhe fotot e të arrestuarve, bëjnë me dije se u arrestua 33-vjeçari Beshir Doraci (i dënuar më parë), i cili ishte edhe pronari i makinës ku u gjet droga si dhe shtetasi tjetër Leonard Xhafa, 28 vjeç, i cili drejtonte një tjetër automjet, tip “Fiat”. Sipas mediave italiane Doraci sapo kishte mbërritur në Mesina me traget.  

Pas informacionit të marrë në rrugë operative, efektivët e Policisë italiane kishin ndjekur lëvizjet e dy shqiptarëve, që ishin nisur nga Mesina për në Katania duke bërë manovra të dyshimta në autostradë.

Pasi janë ndaluar, autoritetet kanë zbuluar 22 pakot me kanabis. Droga kishte një vlerë prej 80 mijë eurosh dhe nëse hidhej në treg do të sillte fitime prej 160 mijë eurosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos