Makina përplas kalimtarin te “Misto Mame” dhe largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 14:17 | Kronikë
Makina përplas kalimtarin te “Misto Mame” dhe largohet nga

Një aksident është regjistruar pas mesditës së të dielës në Tiranë, ku një automjet përplasi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Ngjarja u regjistrua në zonën e “Misto Mame-s”, ku 42-vjeçari D.Gj. u godit nga makina ndërsa ishte duke kaluar rrugën. Ai u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos