
Një aksident me pasojë plagosjen e dy këmbësoreve ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në Unazë të Re, kur mjeti me drejtues shtetasin E. H. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës. Më pas ka aksidentuar dy këmbësore: H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Edhe në Fier, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Kthesa e ETC", shtetasi me iniciale L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat", ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)