Përndiqte sistematikisht të renë, pranga 30-vjeçarit në Lushnje

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 09:51 | Kronikë
Përndiqte sistematikisht të renë, pranga 30-vjeçarit

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 30 vjeçar, banues në qytetin e Fierit, i cili akuzohet për veprën penale të përndjekjes.

30-vjeçari A.M. dyshohet se në mënyrë sistematike kishte përndjekur të renë duke shkaktuar tek ajo frikë, gjë që e detyroi të bënte një kallëzim në ambientet e komisariatit të Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos