Qëlloi me armë pranë një lokali, arrestohet i ri në Vlorë

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 09:28 | Kronikë
Qëlloi me armë pranë një lokali, arrestohet i ri në

Policia e Vlorës vuri në pranga një 27-vjeçari i shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

27-vjeçari A.H. ishte shpallur në kërkim pasi më 11 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi me armë zjarri pranë një lokali.

Për këtë arsye, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas, arratia e të cilit zgjati vetëm rreth 2 muaj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos