Makina përplas motorin, ndërron jetë 67-vjeçari. Autori largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 20:16 | Kronikë
Makina përplas motorin, ndërron jetë 67-vjeçari. Autori

Policia e Fierit ka njoftuar se një 67-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër.

Sipas policisë, një automjet tip Audi ka përplasur motorin me drejtues shtetasin B. S., banues në Dërmënas.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos