Makina përplaset me shtyllën, drejtuesi pësoi sulm në zemër, ndërron jetë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 12:46 | Kronikë
Makina përplaset me shtyllën, drejtuesi pësoi sulm në

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e së premtes në Karbunarë të Madhe të Lushnjës.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi me iniciale E. Ll., 48 vjeç. Sipas policisë, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos