Makina të djegura dhe vitrina të shkatërruara, foto pas natës së katërt të trazirave në Francë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 14:46 | Bota

Makina të djegura, vitrina dhe dyqane të shkatërruara. Është kjo panorama pas natës së katërt të trazirave që kanë përfshirë Francën pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahelin në Nanterre nga një oficer policie.

Më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan gjatë natës në Francë , shumë në Paris dhe periferi, dhe një protestues 20-vjeçar vdiq pasi u rrëzua nga çatia e një supermarketi në natën e tretë të dhunës dhe trazirave.

Në Paris, një demonstratë e paautorizuar u prish dhe Place de la Concorde u evakuua. Nga trazirat u plagosën 249 policë dhe xhandarë.

Qeveria njoftoi vendosjen e mjeteve të blinduara të xhandarmërisë dhe anulon të gjitha “ngjarjet madhore”.

OKB -ja i bën thirrje Francës që "të trajtojë seriozisht problemet serioze të racizmit dhe diskriminimit social brenda forcave të rendit".

Presidenti i Republikës Emmanuel Macron, për shkak të ngjarjeve aktuale, do të shtyjë vizitën e tij shtetërore në Gjermani, siç njoftoi presidenca gjermane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos