Makinat përplasen “kokë më kokë”, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 10:54 | Bota
Makinat përplasen “kokë më kokë”, 3 të

Tre të vdekur dhe pesë të plagosur, mes të cilëve katër fëmijë, është bilanci tragjik i një aksidenti horror mes dy automjeteve në Co Tyrone.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Cookstown dhe Dungannon, ndërsa sipas mediave irlandeze, dy prej viktimave udhëtonin në makinë me katër fëmijë. Ndërkohë, viktima e tretë ishte në automjetin e dytë.

Sipas grupit hetimor dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, përplasja ka qenë tepër e fortë dhe “kokë më kokë”, çka ka bërë që bilanci të jetë tejet tragjik, edhe pse ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit ishte e menjëhershme.

Ndërkohë, të mbijetuarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal “Royal Victoria”, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos