"Male" në tavolina, ideja inovatore dhe e rrezikshme e francezëve

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 10:07 | Lifestyle

Dy zdrukthëtarë francezë janë bërë të njohur në rrjet, pasi realizojnë mobilie të veçanta ku përfshijnë edhe gdhendjen në dru.

Zakonisht ato gdhendin male në tavolina, komodina apo mobilie të tjera, të cilat shpesh i zbukurojnë edhe me rezinë.

Për shkak se malet i realizojnë shumë të thepisur, në rrjet kanë shpërthyer komentet për rrezikshmërinë e mobilieve.

Pavarësisht kësaj, Benoit Vauthier dhe Manu Lerendu numërojnë rreth 24 miijë fansa në rrjetin social Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos