
Një 46-vjeçar, banor në fshatin Visokë të Mallakastrës, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij dhe është mbyllur brenda saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.C., në momentin që ka kryer veprimin ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
"Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit A.C. dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar", lexohet në njoftimin e policisë.
Mësohet se 46-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit. (A2 Televizion)