
Transferimi i Rei Manajt tek Barcelona bëri bujë në mediat vendase. Edhe pse në fakt kemi të bëjmë me ekipin B katalanas, që luan në kategorinë e tretë spanjolle, Manaj pati shansin për t’u dukur në stërvitje bashkë me yje si Mesi, Griezmann dhe Rakitic.
Tashmë rruga e një zgjidhej tëpërfaërt është hapur dhe po e zgjedhin edhe të tjerë kuqezi.
Giacomo Vrioni, sulmuesi i Shpresave kuqezi që ka bërë edhe debutimin në kombëtaren e të rriturve kundër Izraelit në 2018 , ka firmosur me “gjigantët e Juventusit, teksa pritet të luajë me ekipin e U23 që ndodhet në Serie C italiane.
Më parë Vrioni, i cili i përkiste Sampdoriës kishte luajtur si i huazuar në Serie B tek Venecia dhe Cittadella, por pa gjetur shumë hapësirë. (A2 Televizion)