Manastiri i Zvërnecit mbetet destinacioni i parë më i frekuentuar gjatë ditëve të para të 2023. Të shumtë në numër turistë dhe vendas i janë drejtuar për një shëtitje në natyrë.
Pavarësisht vizitorëve të shumtë, projekti i ndërtuar më pak se 5 vite më parë është gati e pakalueshme. Ndërsa platforma e drurit është harkuar.
Pushuesit thonë se është si pasojë e kushteve klimaterike.
360 milionë lekë të vjetër pagoi bashkia e Vlorës për ndërtimin e urës së Zvërnecit. Një projekt i cili nisi në vitin 2017 e që parashikonte ndërtimin jo vetëm të urës, por edhe një galeri dhe muze të florës e faunës së zonës.
Projekti mbeti përgjysmë, ajo që u ndërtua ishte vetëm ura e drurit, edhe kjo e fundit sot e amortizuar. (A2 Televizion)