Manastirliu: Dhuroni gjak, vit jo i lehtë por e kemi siguruar për ato që kanë pasur nevojë

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 13:39 | Aktualitet
Manastirliu: Dhuroni gjak, vit jo i lehtë por e kemi siguruar për ato

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, në kuadër të   Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë.

E pranishme në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Manastirliu deklaroi se pavarësisht një viti jo të lehtë si ky i pandemisë, janë siguruar nevojat për gjak, për të gjithë ata që kanë pasur nevojë, dhe se katër muajt e parë të këtij viti, kemi arritur nivelet e vitit 2019, që është viti më i mirë historik për sa i përket dhurimeve vullnetare të gjakut”, me rreth 11.8 % për 1 mijë banorë.

https://a2news.com/2021/05/08/dita-nderkombetare-e-talasemise-meta-dhuroni-gjak-pandemia-kufizoi-shume-sasite/

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë për dhurimin e gjakut. “Sot hapim fushatën e dhurimeve vullnetare dhe dua të ftoj të gjithë ata të cilët janë dhurues vullnetarë dhe që kanë hyrë në zinxhirin e dhuruesve, por edhe qytetarë të tjerë, për t’u bërë pjesë e kësaj fushate, e cila do të jetë me intensitet në këto muaj, për të siguruar rezervat e mjaftueshme për gjak gjatë verës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos