Rreziqet e komunikimit virtual, sociologu Tushe: Rol kryesor ka edukimi në familje dhe shkollë

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 20:42 | Aktualitet
Rreziqet e komunikimit virtual, sociologu Tushe: Rol kryesor ka edukimi në

“Janë shtuar rreziqet nga komunikimi virtual. Viktimat e para janë fëmijët. Kjo “drogë” e re është e adhurueshme nga fëmijët”. Kështu është shprehur në studion e A2 CNN sociologu Gëzim Tushe pas vdekjes së 10-vjeçarit në Gur të zi në Shkodër, ndërsa imitonte një skenë vetëvrasje për ta postuar në aplikacionin TikTok.

Tushe e vë theksin tek edukimi i fëmijëve ku rol kryesor sipas tij e ka familja dhe shkolla, të cilat ndodhen në vështirësi të mëdha në këtë kohë të teknologjisë.

Në kohën e sotme të gjithë janë përfshirë nga ethet e komunikimit virtual. Por kultura  e përdorimit nga fëmijët nuk është e qartë. Është familja, kanë rënë nivelet e prindërimit, janë të dhënë pas punës, zgjerohet koha e punës dhe ngushtohet puna e prindërimit, dhe e lë fëmijën me celular dhe kjo i ka spostuar përgjegjësitë e prindërimit dhe ky është një nga problemet më të mëdha të  familjes shqiptare sot. Edhe shkolla të injektojë kulturën e përdorimit të dobishëm të tyre”.

Duke e cilësuar teknologjinë si drogën e shekullit të XXI, Tushe shton se duhet një kombinim i punës në shkollë me punën në familje për ta disiplinuar dhe mbrojtur fëmijën nga krimet virtuale.

“Unë them që nëse do ketë një kombimin të punës në shkollë me atë në familje. Autoriteti prindëror duhet të jetë më i fuqishëm. Demokratizimi i familjes shqiptare këta fëmijë po i bën princër në familje. Një nga kontradiktat më të zakonshme që kërkon telefon në këmbim të ushqimit apo bërjes së detyrave. Kostot e prindërimit janë rritur, prindërit dhe mësuesit janë në vështirësi shumë të mëdha. Por ç’mund të bëjmë që të disiplinojmë fëmijët dhe një edukatë që deri ku është e lejuar, për ta mbrojtur. Kjo është droga teknologjike e shekullit XXI. Çdo gjë që përdoret jashtë natyrës njerëzore është e rrezikshme, krijon varësi, futen ne rrjete kriminale, bëhen pre e gjahtaërve të seksit. Ne duhet të mbrojmë fëmijët nga kjo gjë. Rreziku i abuzimit nga varësia nga kjo bullizmi, atraksioni nga njerëzit e këqinj kërkojnë një kujdes të shtuar të prindërve dhe mësuesve”.

Një rol të rëndësishëm për sociologun Tushe për edukimin e fëmijëve ka edhe media, e cila duhet të ketë emisione të posaçme. Sipas tij ilaçi i vetëm është ingranimi në jetën sociale, sporti, muzika, arti dhe veprimtari komunitare.

“Media duhet të ketë emisione të veçanta për moshën, se kur vjen fjala te studentët problemi minimizohet. Kjo është beteja e madhe që duhet të ndodhë në familjen shqiptare, nëse prindi nuk i flet për këto rreziqe, të jetë i shqetësuar me kë komunikon, ka fëmijë që mbyllen me tablet. Diçka duhet bërë, por asnjë mekanizëm çfarëdo që të bëjë shteti. Besimi im absolut është te formimi dhe edukimi. Kjo është rraskapitëse, por mendoj që media, familja, shkolla dhe institucionet fetare kanë mundësi të ndikojnë, psikologët e punonjësit sociale. Fëmijët janë përballë një rreziku dhe shteti duhet t’i ndihmojë, por prindi duhet të zbulojë. Mbi të gjitha ilaçi i vetëm është ingranimi në jetën sociale në sport, muzikë e art në veprimtari komunitare, pasi i vetmi shok i komportimit social është celulari dhe tableti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos