Manastirliu: Edhe pas 1 qershorit, do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 15:03 | Aktualitet
Manastirliu: Edhe pas 1 qershorit, do të vijojë të jetë i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se transporti publik do të vijojë të mos jetë i disponueshëm për qytetarët edhe pas 1 qershorit, datë kur qytetarët dhe automjetet do të lëvizin lirshëm, do të hapen plazhet dhe do të mund të rinisin kampionatet sportive.

“Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, për të cilin po punohet me Mininistrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë”, theksoi Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos