Manastirliu: Mbi 550 mijë të vaksinuar në vendin tonë

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 19:51 | Aktualitet

Ka tejkaluar 550 mijë numri i të vaksinuarve në vendin tonë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas saj fushata e vaksinimit nuk ndalet në çdo cep të vendit.

“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime”.

Ndërkohë sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë në 24 orët e fundit, një person ka humbur humbën jetën nga Covid-19, ndërsa 92 të tjerë rezultuan të infektuar nga 2851 testime të kryera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos