
Rreth 100 familje të lagjes nr.9 në Korçë ngrejnë shqetësimin e mungesës së sinjalistikës në rrugën përballë pallateve ku ata banojnë. I njëjti shqetësim vlen edhe për 30 biznese të kësaj zone.
Sipas banorëve dhe pronarëve të bizneseve, kjo rrugë është burim aksidentesh për shkak të mungesës së vijëzimeve për kalimtarët dhe tabelave orientuese të shpejtësisë për automjetet.
Banorët e lagjes 9 kanë firmosur një peticion drejtuar bashkisë së Korçës për marrjen e masave urgjente për këtë problem shqetësues.
Së fundmi me hapjen e terminalit të autobusëve situata është bërë më e rënduar për shkak të shtimit të fluksit të qarkullimit si të mjeteve ashtu edhe të kalimtarëve. (A2 Televizion)