Manastirliu: Muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 12:14 | Aktualitet
Manastirliu: Muajt e ardhshëm pritet të jenë të

“Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte. Kjo rrugë drejtohet nga një Komitet Ekspertësh që do të na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, apo një mbajtje të numrit të infektimeve në raport me popullatën. Tre muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ashtu sikurse është pranuar nga institucionet ndërkombëtare vendosja e maskës kudo, ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm. Pavarësisht punës që do bëni në terren dhe punës që po bëjnë policia e shtetit dhe ajo bashkiake, në raport me detyrën për zbatimin e ligjit dhe do të përgatitemi sa më mirë të mundemi që kapacitetet tona të kenë mundësi të përballojnë flukset e rritura. Nuk do të dëshironim asnjë mbyllje të dytë, as kufizime drastike, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësor”.

Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi, së bashku me kryeministrin Rama, me Taks Forcën anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë tha se inspektorët deri tani ka kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë duke shtuar se duhet ridimensionur fokusi i inspektimeve drejt shëndetit. 

“Që në fillim të pandemisë janë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ne u hapëm me protokolle të miratuara nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Por ju duhet të ridimensiononi funksionin tuaj. Duhet të ridimensionojmë këtë funksion që kemi dhe të jemi aty ku risku është më i madh. Strategjia e riskut që ju përdorni për protokollet që ju kontrolloni, tani duhet ridimensionuar me një fokus të veçantë, pro shëndetit”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu bëri me dije se aktualisht 25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira, por nëse do të ketë shtim të rasteve spitalet Covid 3 dhe Covid 4 janë gati për të ofruar shërbim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos