Manastirliu publikon pamje nga spitali “Covid”

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 11:15 | Aktualitet
Manastirliu publikon pamje nga spitali “Covid”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar këtë të premte pamje nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i shndërruar në spital “Covid” ku po trajtohen pacientët e sëmurë me koronavirus, përveç atyre të shtruar në spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Duke bërë thirrje për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancimit fizik, si masa për të shmangur përhapjen e koronavirusit, ministrja thotë se kjo është e vetmja mënyrë që të ndihmohet sistemi shëndetësor për të përballuar pandeminë në Shqipëri.

Në pamje shfaqen kryesisht pacientë të moshuar, disa në gjendje të rëndë. Një prej infermiereve të spitalit thotë në video se koronavirusi nuk duhet nënvlerësuar pasi shumica e pacientëve të shtruar kanë qenë në gjendje të mirë por tani janë duke luftuar për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos