
Jamal Musiala përballet me një nga periudhat më të vështira të karrierës, ndërsa në Mynih kanë nisur pikëpyetjet për të ardhmen e tij sportive. Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Gjermanisë, duke vënë në dyshim nëse 23-vjeçari do të arrijë sërish nivelin që kishte përpara problemeve shëndetësore.
Musiala është diagnostikuar me episode të shkurtra të mungesës së vetëdijes, të lidhura me një çrregullim neurologjik, të cilat sipas vetë futbollistit menaxhohen me trajtim mjekësor, shkruan A2 CNN. Hoeness e cilësoi situatën një dilemë për klubin, pasi nuk dihet nëse lojtari do të rikthehet në potencialin e tij të mëparshëm.
Megjithatë, lajmi pozitiv është se Musiala është rikthyer në stërvitje me grupin, pas dëmtimit muskulor që pësoi në shtator. Ai nuk ishte ende gati për ndeshjen me Mainz, por pushimi i kombëtareve do t'i japë kohë për të vijuar rikuperimin.
Ndërkohë, legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus, i ka interpretuar fjalët e Hoeness si një mënyrë për të motivuar talentin gjerman dhe për ta nxitur të tregojë se mund të rikthehet në nivelet më të larta. (A2 Televizion)