Manastirliu: Shumë shpejt Komiteti i Ekspertëve do të vendosë për dozën përforcuese dhe ditët e izolimit nga Omicron

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 12:48 | Aktualitet
Manastirliu: Shumë shpejt Komiteti i Ekspertëve do të

Shumë shpejt komiteti i Ekspertëve do të vendosë në lidhje me ditët e izolimit nga varianti Omicron dhe për dozën përforcuese të vaksinimit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me situatën e Covid në vendin tonë dhe fushatën e vaksinimit.

“Vaksinimi ecën me ritme të qëndrueshme. Janë mbi 2.6 milionë vaksinime të kryera deri tani, për moshën plus 16 kemi arritur në 56% të vaksinimit. E rëndësishme është doza përforcuese, e cila ka dhënë garanci me uljen e shtrimeve dhe hospitalizimeve. Komiteti po vlerëson këtë aspekt rishikimin e bërjes së dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Gjithashtu, po vlerësojmë ditët e izolimit të Omicron duke vlerësuar periudhën e karantinimit dhe që shumë shpejt do të kemi nga komiteti i ekspertëve një vendim për të dyja këta elemente”.

https://a2news.com/2022/01/21/omicron-mundesi-per-imunizim-natyral-pipero-fundi-i-pandemise-ne-mes-te-veres-mos-perdorni-antibiotike-pa-recete/
https://a2news.com/2022/01/28/infektimet-nga-omicron-mjeku-nese-shyn-varianti-ba-2-do-te-ulet-kurba-vemendja-te-shtrimet-ne-spital/

Sa u takon lehtësimit të masave të pandemisë, Manastirliu u shpreh se është ende herët për të lëshuar masat mjekësore. Sipas saj, aktualisht janë 18 mijë raste aktive dhe situata në spitale është e qëndrueshme.

“Drejtori i OBSH-së ka deklaruar dje që është ende herët për të shpallur fitoren dhe për të lëshuar masat mjekësore, por ajo që po bëjnë vendet është vlerësim epidemiologjik në bazë të situatës lokale. Sa i përket masave tona janë me intensitetit të ulët dhe mesatar. Është një situatë që na bën të jemi të kujdesshëm e të vëmendshëm në masat që do të marrim. Sot ne kemi mbi 18 mijë raste aktive dhe situata në spitale është e qëndrueshme. Po monitorojmë çdo ditë situatën epidemiologjike, por është herët për të shpallur fitore ndaj virusit dhe nuk janë të bazuara në indikatorët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos