Vijon dëbora në juglindje të vendit, situatë e vështirë në 3 fshatra

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 18:33 | Aktualitet

Rëndohet situata në juglindje të vendit pasi reshjet e dëborës kanë qenë intensive gjatë gjithë ditës së sotme.

Më e vështirë gjendja paraqitet në të gjitha fshatrat e njësive administrative aty ku trashësia e dëborës është më e madhe deri në 40 centimetra.

Shumë fshatra të njësive administrative Dardhas, Velçan në Bashkinë e Pogradecit, Gorë e Moglicë në Bashkinë e Maliqit, Vithkuq e Lekas në Bashkinë e Korçës dhe shumë fshatra në Devollin e Sipërm dhe në Bashkinë e Kolonjës janë të izoluar.

Me vështirësi kalohet edhe në akset nacionale aq sa policia ju kërkon drejtueseve të mjeteve të mos lëvizin në këto akse pa qenë të pajisur me goma dimërore pasi Qafë Thana, Qafë Qarri, Grabovicë dendësia e borës është më e madhe. Më shumë se 20 borëpstruese janë duke punuar për pastrimin e rrugëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos