
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë bilancin e sotëm të vaksinimeve, si dhe totalin.
Sipas saj, ditën e sotme janë kryer në total 7386 vaksinime, ndërkohë që numri total i tyre shkon në 192.882 persona.
Pas moshave të thyera, personalit shëndetësor dhe atij arsimor, në fundjavë janë shtuar kategoritë që mund të vaksinohen, nga gazetarët e terrenit tek forcat e rendit. (A2 Televizion)