Manchester City le pas humbjen, tregohet i pamëshirshëm ndaj Watford

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 19:36 | Futboll
Manchester City le pas humbjen, tregohet i pamëshirshëm ndaj Watford

Ekipi i Manchester City ka regjistruar një fitore të thellë 8-0 në ndeshjen e radhës së kampionatit ndaj ekipit të Watford.

Duket se ekipit të Guardiolës i ka dhembur shumë humbja e javës së kaluar me Norwich dhe për këtë arsye nuk ka toleruar aspak në ndeshjen sotme. Pjesa e parë u mbyll 5 me 0 me Watford të pafuqishëm për të reaguar ndaj furisë së “Qytetarëve”. Tre gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë duke e çuar në total 8 numrin e tyre në këtë ndeshje. Ylli i takimit ishte Silva i cili shënjestroi plot 5 herë portën e kundërshtarëve.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Tottenham humbi në transfertë ndaj Leicester 2-1, Burnley fitoi ndaj Norwich 2-0, Evertoni humbi në shtëpi ndaj Sheffield Utd. 0-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos