E kërkonin gjigantët e Evropës, talenti hungarez bën zgjedhjen e papritur

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 16:45 | Futboll

Dominik Szoboszlai, hungarezi i talentuar i Salzburg, i cili kërkohej nga klube me emër si Real Madrid, Milan dhe Arsenal, ka zgjedhur që nga janari të luajë për Leipzig, në Gjermani.

20-vjeçari do të firmosë një kontratë me klubin e Bundesligës deri në vitin 2025 dhe do të mbajë numrin 17.

Szoboszlai mund të debutojë me ekipin e ri në 9 janar 2021, në ndeshjen Leipzig-Borussia Dortmund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos