
Roma mundi 3-1 Torinon në kampionatin italian dhe arriti Juventusin në renditje, në vendin e tretë me 24 pikë. Gjithçka, ishte shumë e thjeshtë për skuadrën kryeqytetase që shfrytëzoi më së miri inferioritetin numerik të kundërshtarit që në minutën e 14-të.
Mkitaryan Veretout e Pellegrini shënuan golat, ndërsa për Torinon realizoi, veç për statistika, i përhershmi Andrea Belloti.
Telashet nuk kanë fund për klubin torinez që rrezikon rënien nga kategoria këtë sezon. Në 12 javë, ata kanë regjistruar vetëm 6 pikë dhe e shohin veten në vendin e parafundit. (A2 Televizion)