Shkëmbim Eriksen-Xhaka mes Interit dhe Arsenalit?

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 14:37 | Futboll
Shkëmbim Eriksen-Xhaka mes Interit dhe Arsenalit?

Christian Eriksen u transferua me shumë bujë nga Tottenham tek Interi në Itali, por deri tani danezi ka qenë një dështim i madh.

Shpesh është kritikuar trajneri Conte se nuk i ka dhënë hapësirat e mjaftueshme, por edhe në ato raste kur 28-vjeçari ka zbritur në fushën e lojës si titullar, nuk ka arritur të lërë gjurmë. Në këtë situatë, drejtuesit zikaltër po mendojnë të mbyllin gjithçka me mesfushorin.

Ndërkohë, Corriere dello Sport ka shkruar së fundmi se Interi dhe Arsenal mund të realizojnë një shkëmbim mes Eriksen dhe Granit Xhakës, një tjetër lojtar që kritikohet shpesh te klubi londinez. Sipas medias italiane, ky shkëmbim mund të ndodhë që në muajin janar, por nuk ka detaje të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos