Manchester United “i sakatuar” kërkon mrekullinë

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 14:05 | Futboll
Manchester United “i sakatuar” kërkon mrekullinë

Ndeshjet e Champions League vazhdojnë ditën e sotme, me dy sfida të tjera. Roma udhëton drejt Portos, për të ruajtur avantazhin 2 me 1 të ndeshjes së parë, ndërsa Manchester United luan në “Park de Prince” përballë PSG, ku kërkon një mrekulli.

Anglezët duhet të përmbysin disavantazhin 2 me 0 të takimit të parë, por duhet të përballen edhe me emergjencën e mungesave.

Dhjetë titullarë, mes të cilëve Pogba, Mata, Lingard, Valencia e Sançez mungojnë për shkak dëmtimi. Trajneri Solskjaer është detyruar të grumbullojë tetë futbollistë të akademisë, nga të cilët gjashtë adoleshentë.

Misioni duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos