
I gjendur në vendin e fundit në Premier League pas dy javëve të para, drejtuesit e Manchester United po veprojnë shpejt në merkato për të forcuar ekipin dhe tashmë kanë siguruar një kampion si Casemiro.
70 milionë euro (60+10) në arkat e “Los Blancos” nga shitja e 30-vjeçarit, i cili do të përfitojë 18 milionë euro pagë sezonale në “Old Trafford”, duke u bërë lojtari i katërt më i paguar në ishull pas Erling Haaland, Momo Salah dhe Cristiano Ronaldos.
Casemiro ishte pjesë e mesfushës historike të Realit bashkë me Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilët kanë dominuar këto vite kompeticionin e Champions League me performancat e tyre fantastike. (A2 Televizion)