“Manita” e Lazios, ekipi i Tares nuk fsheh më ambiciet për titull

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 17:04 | Futboll
“Manita” e Lazios, ekipi i Tares nuk fsheh më ambiciet për

Tashmë nuk mund të fshihet më. Lazio është pretendente për titullin në Serie A.

Ekipi kryeqytetas me fitoren e sotme 5-1 kundër Sampdoriës ka treguar edhe njëherë soliditetin e saj por veçanërisht formën e jashtëzakonshme të bomberit Ciro Immobile, që me tripletës e sotme arrin shifrën e 23 golave në kampionat.

Lazio e mbyll ndeshjen që në pjesën e parë. Në minutën e 7 një gabim amatoriale i mbrojtjes së ekipit mik lejon golin e Caicedo. Më pas fillon “show” i Immobile, me tre gola (17’ dhe 20’) që mbyllën pjesën e parë.

Mbrojtësi Bastos katërfishon në pjesën e dytë, dhe ndeshja e shndërruar pothuajse në një stërvitje për bardheblutë sheh edhe golin e tretë të Immobile me penallti.

I vetmi që mund të ankohet është Strakosha, i cili nuk mundi të mbajë portën të pathyer për shkak të golit të nderit të Ekdal.

Me fitoren e sotme, Lacio ngjitet në kuotën e 45 pikëve, kur ka ende një ndeshje më pak, kundër Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit. Potencialisht, ajo ndodhet në vendin e parë në klasifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos