Manja: Nëse më vjen edhe një herë ankesë për ushqimin, do të shkarkoj drejtorin e burgut

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 15:25 | Aktualitet
Manja: Nëse më vjen edhe një herë ankesë për

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka kritikuar drejtuesit e burgjeve në vend për cilësinë e punës së tyre dhe mënyrën sesi trajtohen të burgosurit. Në një takim të zhvilluar disa ditë pas një letre-ankesë nga të burgosurit e burgut të Peqinit, ku akuzonin se nuk respektoheshin të drejtat e tyre, Manja u tregua i ashpër me drejtuesit e këtyre institucioneve.

“Nëse më vjen edhe njëherë tjetër ankesë për ushqimin e të burgosurve, do të shkarkoj menjëherë drejtuesin”, u tha Manja drejtuesve të burgjeve. “Të dënuarit janë privuar nga liria, por askush nuk mund t’i privojë ata nga asgjë tjetër që parashikon ligji”.

Ai ka kërkuar rregulla strikte për pandeminë e Covid-19, megjithëse ka vlerësuar punën e bërë në menaxhimin e pandemisë brenda burgjeve. Megjithatë ai ka nënvizuar se çdo i burgosur, apo i paraburgosur, duhet të vaksinohet dhe për këtë duhet ndjekur një politikë bindëse brenda institucioneve si dhe transparence me publikun për situatën në vijimësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos