
Orët e para të ditës mbeten me vranësira të shpeshta në veri dhe qendër ku nuk mungojnë reshjet e pakta të shiut, ndërsa vijon me kthjellime e vranësira jugu i vendit.
Mesdita sjell largim të reshjeve nga territori duke i lënë vend kthjellimeve me alternim të vranësirave gjatë gjithë pjesës së dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 1-2°C në të dyja vlerat ditore duke bërë që ato të luhaten nga 7 në mbi 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe shpesh mesatare nga drejtimi verilindor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare mbetet 2-3 ballë. (A2 Televizion)