
Maqedonia e Veriut nis sot fazën e dytë të vaksinimit masiv me rusen Sputnik. Synimi i Ministrisë së Brendshme është të vaksinohen 5 mijë persona në ditë ku do të përfshihen punëtorët e mediave, gjykatat, shoferët e transportit publik, zjarrfikësit, punëtorët në çerdhe dhe punëtorët e pikë pagesave.
“Janë përgatitur gjithsej 48 pozicione për vaksinimin të menjëhershëm dhe kapacitet për të vaksinuar rreth 5.000 qytetarë në ditë. Sipas planit, do të punohet në dy turne nga ora 08:00 deri në 20:00, thuhet në njoftimin përkatës të ministrisë.
Ndërkohë që vazhdon edhe vaksinimi masiv me AstraZeneca për personat mbi 77 vjeç. (A2 Televizion)