
Një tjetër bilanc tragjik i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Kështu, në 24 orët e fundit janë raportuar 33 viktima, ku më i riu mes tyre ishte vetëm 39-vjeç. Po ashtu, autoritetet raportojnë 708 raste të reja nga 2763 testime. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 341 infeksione.
Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 shkon në afro 127 mijë kurse i viktimave shkon në 3.675.
Për momentin shënohen 18.907 raste aktive ndërsa regjistrohen vetëm 11 të shëruar. (A2 Televizion)