
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Filipçe doli në një deklaratë për shtyp për të informuar mbi shifrat e përditësuara mbi të prekurit nga koronavirusi në vend, ku bëri me dije se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me virusin e ri.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 ka arritur në 136 persona dhe rajonet më të goditura janë ato të Shkupit me 81 persona, Dibra me 40, Shtipi me 7 dhe me radhë Kumanova, Kavadari, Ohri e Gostivari.
Më herët, nga Ministria e Shëndetësisë u raportua dhe rasti e dytë i vdekjes nga koronavirusi. (A2 Televizion)