Maradona në izolim, me një pamje të re

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 11:48 | Futboll

Diego Armando Maradona është vendosur në izolim në Estancia Chica për të shmangur kontaktet me personat e prekur nga koronavirusi.

“Ne kemi marrë masa paraprake”, shpjegoi Flavio Tunessi, mjeku i skuadrës së Gimnasia-s. “Maradona është izoluar në një dhomë në katin e parë”.

Para se të shkonte në karantinë, Diego Armando Maradona është parë me një model të ri flokësh. Edhe pse në moshën 59-vjeçare dhe në izolon, Diego vazhdon të eksperimentojë me pamjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos