Maradona “ringjallet” në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 21:05 | Futboll
Maradona “ringjallet” në rrjetet sociale

Kur ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës, profilet e tij në rrjetet sociale janë riaktivizuar.

Në një post të njëjtë si në Facebook, ashtu edhe në Instagram, fëmijët e legjendës së futbollit botëror kanë shpërndarë për fansat një citim të shkrimtarit uruguajan Eduardo Galeano.

Më pas, shpjeguan se do t’i mbajnë aktive profilet e babait të tyre në mënyrë që “zjarri i tij të mos shuhet kurrë”.

“Duam që çdo njeri që ka dëshirë, të ketë një vend ku të të bëjë homazh”, shkruajnë fëmijët e Maradonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos