
Mariah Carey është gati t’i rikthehet këngës! Fituesja e pesë herë çmimeve Grammy, 52-vjeçarja , ngriti notat e zërit të saj, ndërsa merrte dozën e parë të vaksinës COVID. Ajo postoi një video të këtij momenti në Instagram, duke shkruar: "Efekti anësor i vaksinës: G6". G6 i referohet notës më të lartë që mund të intonohet sipas shkallës amerikane.
Ajo foli për mjekët, ndërsa iu drejtua 10 milionë ndjekësve të saj në Instagram me anë të një videoje. "E emocionuar dhe e nervozuar pak nga injektimi i vaksinës. Kjo po i tërheq vëmendjen atyre të bëjnë punën e tyre, por ju e dini si jam. Unë flas pa menduar shumë".
Artistja, nënë e dy fëmijëve lëshoi një britmë të lartë ndërsa gjilpëra i shpoi shpatullën dhe përsëriti se të gjithë duhet të jemi të bashkuar në betejën kundër Covid.
"Është vetëm pjesa e parë, është vetëm pjesa e parë. Këtu jemi, duke shpresuar për më të mirën. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku. Këtu jemi, duke u përpjekur të inkurajoj njerëzit të jenë vërtet të sigurt. E dini, ne jemi së bashku në këtë betejë”, tha ajo. (A2 Televizion)