Marku-Hajdarmataj, dosjet e “nxehta” që çuan në përplasje

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 16:00 | Aktualitet
Marku-Hajdarmataj, dosjet e “nxehta” që çuan në

Në analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, replikoi me Prokuroren e Përgjithshme në detyrë, Arta Marku.

“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016-2017", mësohet t’i jetë drejtuar ai prokurores.

Por cilat janë dosjet që Besim Hajdarmataj, i referohet debatit me kreun e akuzës?

Një prej tyre është ajo ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri si dhe dosja 339, ajo që lidhet me përgjimet e disa politikanëve dhe përfshirja e tyre në trafikun e votës.

Ai i’u drejtua sërish Arta Markut duke i thëne: “Ju dhe ata që punojnë për ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos