Marku kampion, reagon Edi Rama

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 22:49 | Sporte të tjera
Marku kampion, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama uri Florian Markun për fitoren e titullin WBC Silver në boks. “Albanian King”, shkruhet në postimin e Ramës në Facebook, menjëherë pasi Marku u shpall fitues i ndeshjes.

Boksieri shqiptar u takua me Kryeministrin edhe para ndeshjes dhe i dhuroi një palë doreza boksi.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/617462249749440

Marku u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Pas 10 raundesh të luftuar, ku të dy boksierët treguan nivel të lartë, shqiptari fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, 96-91, 96-92, 95-92.

Ndeshja parashikohej më e lehtë për Markun, por që nga raundi i parë, Ramirez tregoi se do të ishte një kockë e fortë, dhe arriti ta çonte ndeshjen deri në raundin e fundit.

Me kalimin e raundeve, meksikani bëhej edhe më i guximshëm, duke i rezistuar goditjeve të Markut dhe duke lëshuar edhe ai gjuajtje që e vunë jo pak në vështirësi shqiptarin.

“Meksikanët janë të fortë, siç e patë sot, kushdo që vjen këtu jep shpirtin për fitoren. Ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni ardhur këtu. Nuk jam Superman, por ju premtoj se do të jap shpirtin dhe nuk do të dorëzohem kurrë”, tha Marku pas ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos