Ofensiva e Iranit ndaj infrastrukturës digjitale në Shqipëri mund të shtrihet edhe përtej sektorit publik thonë ekspertë të sigurisë kibernetike. Mevlut Derti, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, thotë se Shqipëria duhet të marrë masa për t’i paraprirë këtyre sulmeve, për sa kohë është vënë në shënjestër të Iranit për shkak të strehimit të muxhahedinëve. “Shqipëria sot, ushtarakisht, është vend i mbrojtur, sepse është pjesë e NATO-s. Por duhet të jetë e përgatitur për terrorizmin kibernetik, duhet të rrisë buxhetin për të forcuar sistemet kompjuterike dhe mbrojtjen kibernetike, pavarësisht se kemi një aleat shumë të madh, si SHBA në këtë luftë”, tha Derti në Ditarin e A2 CNN. (A2 Televizion)
Marrëdhëniet Shqipëri-Iran dhe Shtetet e Bashkuara në mes
