Marrëveshja bërthamore me fuqitë e mëdha, Irani zotohet s’e nuk do ta zbatojë

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 20:40 | Bota
Marrëveshja bërthamore me fuqitë e mëdha, Irani zotohet

Mes tensioneve gjithnjë e në rritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, Irani ka njoftuar se nuk do të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar me fuqitë botërore në vitin 2015, e cila përcakton kufizime për pasurimin e uraniumit.

Deklarata nga Teherani ka ardhur pas një takimi të zhvilluar nga kabineti qeveritar. Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 2015, Irani ka rënë dakord për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

https://a2news.com/2020/01/05/vrasja-e-gjeneralit-iranian-pershkallezohen-tensionet-mes-shba-dhe-iranit/

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr në 2018 nga kjo marrëveshje, duke thënë se dëshiron të negociojë me Iranin një marrëveshje të re, në të cilën do të përfshiheshin edhe raketat balistike.

Ndërkohë, të ashpër u treguan edhe parlamentarët e Iranit këtë të diel ndaj Donald Trump. Kryeparlamentari Ali Larijaniti, vrasjen e Qassem Soleimani nga Amerika, e cilësoi një akt terrorizmi ushtarak.

https://a2news.com/2020/01/05/iraku-rezolute-per-largimin-e-ushtarakeve-te-huaj/

“Trump, ju keni kryer një krim të rëndë. Por duhet ta dini që kjo aventurë e juaja do të ketë pasoja të rënda. Beni gati plaçkat dhe largohuni sa më parë nga rajoni ynë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos