I dehur në timon, 6 të vdekur dhe 11 të plagosur në Itali

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 12:32 | Bota

Në Bolxano të Italisë, një 28-vjeçar i ka marrë jetën 6 turistëve gjermanë ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur.  

Ngjarja është regjistruar në orën 01:15, në momentin kur të rinjtë gjermanë kishin dalë nga lokali ku po festonin.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 11 persona të tjerë, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia shkoi menjëherë në vendin i ngjarjes, duke bërë edhe arrestimin e 28-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë.

Zona e Alto Adixhes në Itali është mjaft e vizituar në këtë periudhë të vitit, sidomos nga turistët gjermanë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos