Marrëveshja e klimës, SHBA nis zyrtarisht procesin e shkëputjes

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 12:57 | Bota
Marrëveshja e klimës, SHBA nis zyrtarisht procesin e shkëputjes

“Shtetet e Bashkuara do të tërhiqet nga marrëveshja klimatike e Parisit, por do të nisin bisedimet për një ujdi të re, me kushte më të mira për vendin tonë.” Njoftimi i presidentit amerikan, qershor të 2017-tës, u prit me kritika dhe zhgënjim në një botë, ku ndryshimet klimatike po bëhen një realitet gjithnjë e më i prekshëm.

Gati dy vite e gjysmë me vonë, Shtetet e Bashkuara nisin zyrtarisht procesin e shkëputjes nga marrëveshja klimatike e Parisit, duke njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbi qëllimin për t’u tërhequr.  

Sekretari Amerikan i Shtetit publikoi deklaratën të hënën. Ajo shënon hapin e parë në procesin 1-vjeçar të shkëputjes nga marrëveshja që synon reduktimin e emetimeve të gazrave me efekt serrë. Njoftimi u prit me zhgënjim nëpër botë, me Francën që e vuri theksin tek nevoja e një partneritetit franko-kinez.

“Ne ndjejmë keqardhje të thellë dhe mendojmë se kjo e bën një partneritet franko-kinez për klimën edhe më të nevojshëm”, reagoi Presidenca franceze.

188 vende e nënshkruan paktin në kryeqytetin francez në vitin 2015. Mbi bazë të tij, shtetet firmëtare duhej të ruajnë rritjen e temperaturave nën 2 gradë celsius, krahasuar me nivelet paraindustriale. Vendim i Trump iu dha udhë përpjekjeve të nivelit të lartë të Bashkimit Europian për të mbajtur ujdinë në shina.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cilësoi si katastrofik vendimin e Trump. “Po shet të ardhmen e fëmijëve tanë”, ishte deklarata e saj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos