Marrëveshja Meta-Berisha, Xhixho: Ja pse është historike

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 20:15 | Politikë
Marrëveshja Meta-Berisha, Xhixho: Ja pse është historike

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ishte e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nga ku komentoi marrëveshjen e nënshkruar këtë të enjte mes kreut të PD, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zgjedhjet e ardhshme lokale, aty ku opozita do të dalë me një kandidat të përbashkët.

https://a2news.com/2022/10/27/zgjedhjet-vendore-pd-pl-nenshkruajne-marreveshjen/

Erisa Xhixho e vlerësoi këtë marrëveshje si historike për vendin. “Kjo është një marrëveshje historike për kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria. Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve lokale në vitin 2019, kemi një pushtet totalisht të kapur nga Rilindja. Kjo do të thotë se momenti në të cilin ndodhemi është një moment që në zgjedhjet e ardhshme të rikthehet opozita, në mënyrë që këshillat bashkiakë të kthehen në parlamente për qytetarët. Interesi më i madh përballë këtij regjimi është bashkimi i të gjitha forcave opozitare.

Një nga angazhimet e ndërmarra në këtë marrëveshje është edhe lufta ndaj betonizimit që është prezent në të gjitha qytetet, pastrimi i parave, korrupsionit”, tha Xhixho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/27/pa-bashkimin-e-pd-nuk-ka-sukses-analistet-komentojne-marreveshjen-berisha-meta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos