
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj tha se marrëveshje për linjën ajrore mes Prishtinë dhe Beogradit nuk cenon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit.
Gjithashtu,
kryeministri Haradinaj nënvizoi se ajo nuk e eliminon taksën 100%.
“Arritja e një marrëveshje për një fluturim direkt nga Beogradi në Prishtinë
nuk ndryshon në statusin tonë, në sovranitetin tonë, në atë se kush jemi ne. Hapësirën
tone ajrore ende nuk e kemi në zotësi, atë hapësirë e kontrollon NATO dhe
me marrëveshjen me NATO-n ajo kalon tek ne, por ajo ditë ende nuk ka arritur
për shkak të sigurisë dhe ne jemi më të sigurt që e mban aleanca. Nuk
është kthim prapa as në sovranitet e as në pavarësinë e Kosovës, pra është
gjuhë e biznesit në këtë rast që përdoret për një fluturim nga një vend në
një vend tjetër”, u shpreh kreu i qeverisë. (A2 Televizion)