Negociatat për bashkëqeverisje, LDK: Ne e kemi bërë ofertën tonë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 16:19 | Kosova
Negociatat për bashkëqeverisje, LDK: Ne e kemi bërë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një mbledhje kryesie gjate ditës së sotme, ku do të diskutohet mbi dekretimin e Albin Kurtit kryeministër dhe për afatin kushtetues për formimin e qeverisë së re.

Lideri i LDK, Isa Mustafa tha se shpreson në gjetjen e një rruge për të finalizuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje dhe pranoi se ka presion ndërkombëtar për krijimin e institucioneve të reja. “Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne, shprehet Kreu i LDK. 

Ndërkaq, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu i tha Vetëvendosjes se po presin një përgjigje për ofertën që i kanë propozuar Vetvendosjes me herët, duke theksuar se do t’i qëndrojnë asaj deri në fund.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosje të deklarohet, përndryshe ne diçka tjetër nuk kemi”, deklaroi Veliu gjatë nderimit për ish-presidentin Rugova.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos